Transmetuar më 12-10-2017, 14:06

Një grua mbi të 70-at ka denoncuar sjelljen arrogante dhe pa etikë që ka ndeshur në zyrat e informacionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas gruas me inicialet A.B., “kam vite që shkoj zyrave të shtetit për çështjen e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve. Por kurrë nuk mora zgjidhje, e dje edhe u ofendova rëndë”.

“Dosja e dajës tim të vdekur është e plotësuar prej 10 vitesh dhe e dorëzuar pranë ministrive, por sa herë kërkoj informacion përse nuk po marrim paratë që na takojnë si trashegimtarë, unë përcillem ose duke na thënë: Shko në kryeministri, shko në Ministri të Financave, shko bëj letra.

I kam bërë letra ministrave të qeverive të ndryshme, kam kërkuar takime me kryeministrin, por nuk e kam takuar dot kurrë. Dje udhëtova nga Shkodra në Tiranë, për të qindën herë dhe në Ministri të Drejtësisë kur u thashë vajzave të informacionit se mbeta duke ardhur moj vajza e pensioni s’na del për këto udhëtime që s’po na japin zgjidhje më tha njëra që mund të ishte dhe mbesa ime: Ju plakat keni qejf të shkoni dhe të vini!

Kam lotuar dhe i thashë s’i nuk të vjen zor që flisni kështu me popullin. Më pas erdhi inspektorja se u bërë keq dhe më tha: Që duhet të dalë një vendim në parlament për dosjet që sipas tyre janë dorëzuar me vonesë. 10 vite quhen vonesë.

Nuk po gjejmë kërkund zgjidhje për të drejtat tona, e po ofendohemi nëpër zyrat e shtetit. Lamë ato pensione mjerane duke udhëtuar vetëm për të marrë të njëjtën përgjigje e përcjellje me vite…”, tregon ajo për ‘Shkodra news’.