Transmetuar më 12-10-2017, 13:38

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke të kapur me lëndë narkotike. Gjatë mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në portin e Igumenicës u ndalua një makinë tip “Benz” e cila po bëhej gati për t’u nisur drejt Italisë.

Në drejtimin e mjetit ndodhej 63-vjeçari Edmond Gixhari nga Kavaja. Ndërkohë si pasagjer me të ndodhej 21-vjeçari nga Tirana, Viaro Kukeli.

Ishte nuhatja e qenit të policisë, ajo që zbuloi mes sediljeve të pasme dhe portbagazhit 13 kilogramë marijuanë.

Më konkretisht lënda narkotike ishte ndarë në 16 pako.

Dy shqiptarët u arrestuan në kushtet e flagrancës, ndërkohë që ndaj tyre hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al