Transmetuar më 12-10-2017, 13:27

Një krim në familje ka ndodhur mesditën e sotme, ku një djalë i ri ka plagosur me thikë gjyshërit e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Freskut” në kryeqytet, në banesën e të moshuarve.

Më konkretisht rreth orës 13:00, në rrugën “Muhamet Deliu” Beniamin Kaso 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshërit e tij.

Të dëmtuarit janë H.A., 70 vjeçe dhe Sh.A., 80 vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre.

I dyshuari për ngjarjen u vu në prangat e policisë, pak momente pas plagosjes. Dyshohet se ai isht përdorues i lëndëve narkotike dhe se gjithçka ka ndodhur pas kritikave të gjyshërve ndaj tij.

Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve, që çuan në plagosjen e dy të moshuarve. /a.y/noa.al