Transmetuar më 12-10-2017, 13:06

Dalin detaje të reja lidhur me shtetasin turk të ndaluar në fundjavë në portin e Durrësit, teksa bashkë me familjen e tij tentonte të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u zbulua se Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale turke.

Policia e Durrësit bëri arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi drejt Turqisë.

39-vjeçari, banues në Turqi, u arrestua më 8 shtatori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të  bashkëshortes së tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Ndërkohë ditën e djeshme Gjykata e Durrësit vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po dje, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste. /a.y/noa.al

Bashkëshortët turq ndalohen në portin e Durrësit, me dokumente false drejt Italisë