Transmetuar më 12-10-2017, 12:55

Një histori devijance seksuale është rrëfyer nga një 46-vjeçare. Ja rrëfimi i pazakontë për faqen në Facebook “ShkodraNews”.

“Tema qenka interesante, e historia ime është adapte. Në pamje të parë  jam një grua e dashur dhe një nënë e mirë. Mund të them që deri diku edhe një bashkëshorte e mirë.

Ama ana ime e errët është e tmerrshme. Ka pak vite që kam kuptuar që jam e varur nga seksi. Jam rreth 46 vjeçe dhe tradhtoj vetëm për të kënaqur kërkesat e pakontrollueshme seksuale.

Kam kaluar një jetë të çuditshme seksuale. Virgjërinë e kam humbur me burrin, madje në natën tonë të parë të dasmës. Nuk më pëlqeu si përvojë, më kujtohet se kisha shumë shqetësime dhe dhimbje. E prej atij momenti marrëdhëniet seksuale më burrin nisa t’i shihja si detyrim.

Kurrë s’kam folur me burrin për jetën tonë seksuale. Ne flasim për gjithçka, përveç seksit. Kisha lexuar rreth orgazmave, por kurrë nuk e përjetova një me burrin.

Burrin e kam njeri shumë të mirë dhe punëtor.

Por gjërat ndryshuan kur u bëra 35 vjeçe. Kur ikim familjarisht në Itali për një jetë më të mirë.

Burri punonte gjithë kohën, unë mbaja fëmijët në shtëpi.

Pas një viti zura disa shoqe italiane dhe nisa të dalë me ta kur fëmijët ishin në kopsht e shkollë.

Njoha të dashurin e parë, me të cilin shkova direkt se e ndjeva direkt. Ndryshe nga burri zgjoi ndjenja të panjohura tek unë. E bëmë në makinën e tij dhe atë ditë në parkingun e një qendre tregtare arrita dhe orgazmën time të parë.

Kaq doja dhe prej vitesh kam një jetë të gjallë seksuale e deri më sot kam shkuar me 16 meshkuj të ndryshëm. Sepse u përpoqa të gjeja përmbushjen seksuale me burrin, por nuk pata prapë sukses.

Emocionalisht me thënë të drejtën nuk jam lidhur kurrë me të dashurit, e lidhjet me to zgjasin vetëm disa muaj. Këtë gjë e kam ndarë me mikeshat e huaja, se shqiptaret merren me thashetheme, dhe ato janë çuditur nga sjellja ime.

Kam frikë mos bie në dashuri me ndonjërin nga këta meshkuj. Sepse ashtu do e quaja tradhti ndaj burrit. Dua ta bëj burrin të më kënaqë siç dua unë, por nuk di si…”, shkruan ajo.