Transmetuar më 12-10-2017, 12:42

Goditet një grup i strukturuar kriminal që vidhte automjete në disa qytete, duke vënë në pranga tre persona.

Gjatë ditës së djeshme, e premte, u kurorëzua operacioni “Riprogramuesit”, gjatë të cilit u sekuestrohen dy armë zjarri e një armë gjahu si dhe sende që të dyshuarit i përdornin për të kryer vjedhjet.

Të arrestuarit janë Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç, Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç dhe Gazmir Seli, 33 vjeç, banues në Laç.

Rreth orës 01:00, të ditës së mërkurë, efektivët e komisariatit nr.3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufin, duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e policisë, iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kaçavidë, një sharrë hekuri, një pult automjeti e markës BMW, një aparat elektronik “Edilock” i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve, një çip elektronik kodimi dhe dy aparate telefoni.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të dyshuarit pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “Edilock” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së Çelmetës dhe Selit, vëllezër me njeri tjetrën, janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, me një krehër dhe 20 fishekë, një armë gjahu teke marka ruse, një pistoletë e markës “Ekol Firat Magnum”.

Po ashtu u janë gjetur katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë, një targë automjeti e lëshuar nga shtetit gjerman, një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri, dy aparate elektronike multimetër, një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator”, pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse, një autoradio, dy automjete të markës ‘Mercedes Benz’, një automjete i markës BMW, një sasi prej 3000 mijë euro dhe 76 mijë lekë të reja.

Ata dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë:

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3:

Më datë 08.01.2017, në rrugën “Shkodra”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X6, në pronësi të shtetasit E. H.

-Më datë 14.06.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. Z.

-Më datë 15.07.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit R. Z.

-Më datë 28.07.2017, në rrugën “Turan Pash Përmeti”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. H.

-Më datë 02.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. P.

-Më datë 09.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit A.Z.

-Më datë 12.09.2017, në rrugën “Marubi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit T. F.

-Më datë 20.09.2017, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit B. P.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6:

Më datë 28.04.2017, në rrugën “Stefan Shundi”, kanë vjedhur automjetin e markës, në pronësi të shtetasit G. G.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë;

-Më datë 10.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit S. B.

-Më datë 13.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur dy automjete të markës BMW X5, në pronësi të shtetasve K. Sh. dhe T. K.

-Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;

-Më datë 13.08.2017, në Shkallnur Durrës , kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. K.

-Më datë 13.08.2017, në lagjen 13, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit F. Ç.

Aktualisht vijon puna për grumbullimin e provave dhe fakteve ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhja e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”. /a.y/noa.al