Transmetuar më 12-10-2017, 12:29

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka mbledhur firmat për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit.

PD kërkon që Rama të mos jetë pjesë e seancës parlamentare për 10 ditë, pasi ofendoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ky i fundit ishte duke folur në foltoren e parlamentit.

Sipas PD-së, Rama ka përdorur fjalë ofenduese ndaj Grupit të PD-së, por edhe ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Deputetët e opozitës pohuan se kryeministri Rama me një gjuhë vulgare fyeu Berishën, ndërsa atij i doli në mbrojtje Flamur Noka. Deputeti bllokoi foltoren, ku i bënte thirrje Ruçit që t’i jepej fjala Berishës.

Fill pas këtyre momenteve të tensioonit, kryeparlamentari Ruçi e pezulloi atë ditën e sotme nga Kuvendi, ndërsa seancën e mbylli për ta rifilluar në orën 17:00 pasdite.

Nuk dihet nëse deputetët demokratë do të qëndrojnë në sallën e kuvendit deri në orën 17:00 apo do të dalin, por nëse do të dalin atëherë do të ishte e pamundur futja e Flamur Nokës sërish në seancë. /b.l/noa.al/

Berisha: Ruçi po shkatërron Parlamentin, si mund të më ofendojë Rama mua?

Përjashtimi i Nokës, Balla: Skenar i parapërgatitur, PD shpik arsye për të bllokuar kuvendin

Tensioni në Kuvend, Rama: Përsëri pushtohet foltorja, PD s’thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve