Transmetuar më 12-10-2017, 11:48

Kreu u grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur jashtë ambjenteve të Kuvendit pas përjashtimit të Flamur Nokës nga parlamenti, pasi sipas Ruçit "pushtoi" foltoren.

Balla gjatë fjalës së tij u shpreh se ky është një skenar i parapërgatitur nga Partia Demokratike, të cilët sipas tij shpikin çdolloj arsye vetëm për ta bllokuar kuvendin.

"Siç e shikoni ne bashkë me ju po bëhemi dëshmitarë të një skenari të parapërgatitur në çdo seancë ku sapo fillon seanca, PD shpik jë arsye për të bllokuar kuvendin. Në seancën e kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka që do jetë një shpërdorim i mandatit të tij”, u shpreh Balla.

Më tej Balla theksoi se shqiptarët na kanë besuar për më shumë punë dhe shtet.

“Na vjen keq që PD i është rikthyer një bllokimi që nuk i bën mirë Shqipërisë.Fjala për procedurë jepet, por kur deputeti që ka radhën në foltore fjala prevalon. Noka i ndërpreu fjalën deputetit të LSI”, tha Balla./b.l/noa.al/