Transmetuar më 12-10-2017, 11:32

Jessica Alba pak më para ka njoftuar të gjithë fansat e saj se është në një pritje të ëmbël nëpërmjet një postimi shumë të bukur në profilin e saj në Instagram teksa u shfaq duke mbajtur balona numër një, dy dhe tre me dy vajzat e saj.

Që atëherë bukuroshja është shfaqur shpesh herë në publik dhe nuk e ka fshehur për asnjë moment barkun e fryrë, përkundrazi.

Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe duket se po e pret me padurim të sjellë në jetë fëmijën e trëtë. 36-vjeçarja ka postuar një foto ku na tregon shumë e lumtur se sa i është rritur barku.

“Barku sa vjen dhe po bëhet edhe më i madh”, shkruan Jessica Alba.

Alba dhe burri i saj Cash Warren janë tashmë prindër të dy vajzave: Honor Marie, nëntë vjeç, dhe Haven Garner, pesë vjeç, e ndërsa pjestari i ri i familjet pritet të vij në fillim të vitit të ri. /b.l/noa.al/