Transmetuar më 12-10-2017, 11:31

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare deputetin demokrat Flamur Noka.

Ky është përjashtimi i dytë në radhët e demokratëve, pasi javën e kaluar përjashtoi nga seanca liderin e opozitës Lulzim Basha.

Gjithçka pasi ky i fundit ka kërkuar që ish-Kryeministri Sali Berisha të vijojë fjalën pavarësisht përfundimit të minutazhit, teksa diskutohej ligji për minoritetet.

Pas debateve me fjalë, Noka është ngritur dhe ka bllokuar foltoren, duke bërë që Ruçi ta paralajmërojë të ulet.

Por Noka i’u drejtua Ramës duke thënë "Nuk ke b… ti t’i ndërpresësh fjalën Berishës.

Ndërkohë duke i’u drejtuar Berishës Rama i tha "Ka rrjedhur".

Duke lexuar rregulloren Ruçi tha, “pushton foltoren, merr fjalën pa ta dhënë drejtuesi i seancës, pengon diskutantin për të dhënë mendimin e tij. Të kam bërë tre herë vërejtje, përjashtohet Flamur Noka nga seanca e sotme”.

Më tej ai ndërpreu seancën me 5 minuta pushim. /a.y/noa.al