Transmetuar më 12-10-2017, 09:40

Disa persona tentojnë të vjedhin një banesë, duke hyrë nga dritarja e një prej dhomave të banesës.

Nga ana e policisë u arrestua Armando Bendaj, 19 vjeç, banues në Selenicë.

Ai akuzohet se natën duke zbardhur e mërkura, rreth orës 02:30, në lagjen “Partizani”, në fshatin Selenicë, së bashku me persona të tjerë, ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N.Dh., 52 vjeç.

Policia e sinjalizuar për këtë ngjarje u vu në veprim duke vënë pranga 19-vjeçarin Bendaj, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al