Transmetuar më 12-10-2017, 00:33
Publicitet

Një djalë, i cili aktualisht jeton në Itali, tregon per joq se babai i tij nuk e ka përballuar lajmin se kishte një djalë homoseksual dhe kjo e ka tronditur aq shumë, saqë ka pësuar infarkt me pasojë vdekjen.

Kjo është një histori shumë e dhimbshme, por e pashmangshme në realitetin shqiptar, i ndikuar tejmase nga mentaliteti ende në kurim e sipër nga ndërrimi i brezave.

***

Kur mami i tha babit se jam gay, ai qeshi me të madhe. Unë nuk isha aty, por në një qytet tjetër. Më mori në telefon dhe më tregonte bisedën me mamin. ‘Gruan time e kanë lënë mendtë herët’, thoshte. Unë gati sa nuk vdiqa. Qesha pak, por m’u drodh zëri. E kuptova se nuk flisja dot, kështu që fika celularin. Aty ai e kuptoi. Ngaqë më hyri frika dhe nuk e dija se ç’mund të ndodhte, e hodha celularin dhe u largova nga shtëpia. Ky ishte gabimi im i radhës, sepse babit i kishte rënë infarkt dhe e kishin çuar në spital. Njerëzit e shtëpisë ishin përpjekur të flisnin me mua, por unë isha duke ecur rrugëve, sepse nuk dija ç’të bëja dhe ata s’më gjenin dot. Lajmin e mora vesh të nesërmen. Menjëherë shkova në spital, por babi… kishte ndërruar jetë. As sot e kësaj dite nuk e kam marrë veten. E kam vrarë unë, kjo nuk diskutohet. Më kujtohet kur prifti, sa isha fëmijë, na thoshte në katekizëm se mëkati i vrasjes nuk bëhet vetëm me armë, por edhe me fjalë apo me gjeste. Pra, unë jam vrasës. Jo sipas ligjit të njeriut, por sipas ligjit të Zotit. Tani jam emigrant në Itali dhe punoj, por kjo ngjarje ka tre vite dhe ende po vuaj shumë. Nuk di ç’të bëj. Fisi im nuk më pranon, askush nuk më mban afër. Kam shokë, por ata janë italianë dhe nuk e dinë se jam ndryshe prej tyre”.

Loading...