Transmetuar më 12-10-2017, 00:07

Nje vajze e re braktis fëmijët e mitur dhe zhduket.

Gjatë ditës së djeshmeu referuan materialet në Prokurorinë e Beratit për 31-vjeçaren P.Dh., banuese në Fier.

Ajo akuzohet se ka braktisur dy fëmijët e mitur A.Dh., dhe G.Dh., 4 dhe 8 vjeç, të cilët i ka lënë te banesa e të dashurit B.S., në Berat.

Dyshohet se gruaja është larguar jashtë shtetit, ndërsa fëmijët i ka lënë te partneri i saj, ku më tej ka humbur gjurmët.

Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që vogëlushët janë transferuar në një qendër për fëmijët në Tiranë.