Transmetuar më 11-10-2017, 22:18

Andi Zorba është menaxheri shqiptar i cili njihet për transferimet e të rinjve, kryesisht shqiptarë në klube të ndryshme dhe prestigjioze evropiane.

Mediat italiane madje e kanë cilësuar “Mbreti i Ballkanit” për shkak të transferimve të suksesshme në Itali.

Ai së fundmi pritet të kryejë disa lëvizje të tjera për merkaton që po vjen Dhjetor-Janar.

Shtetet ku do kryehen lëvizjet e lojtarëvë do jenë në Spanjë, Portugali, Suedi, Itali apo Maltë, në ligat 1, 2, 3, sipas performancës së lojtarve.

Gjithashtu “Zorba Fifa Menagament” do kryejë disa lëvizje të lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatet greke, drejt Spanjës dhe Italisë.

Disa nga lojtarët që do testohen janë Elidon Gazepi i datëlindjes 1999 në pronësi të klubit të Tiranës , Dorian Maluku i datëlindje 1999 në pronësi të klubit të Apollonisë, Filip Milahev datëlindje 1998 në pronësi të klubit Slavia Sofia, Ivan Kostov i datëlindjes 1998 në pronësi të klubit Lokomotiva Plovdiv (Bullgari), Marash Berisha i datëlindjes 2000 në pronësi të klubit Fc Prishtinë (Kosovë).

Shumë transferime të mëparshme të agjentit shqiptar, janë kryer me sukses në vitet e kaluara./a.k/noa.al/