Transmetuar më 11-10-2017, 19:10
Publicitet

Tension në familjen mbretërore. Kate Middelton është inatosur me bashkëshortin e saj princin William.

Gjithçka pasi dukesha e Cambridge, nuk duron dot faktin që William nuk është më në formë si dikur, pasi qysh kur janë transferuar në Londër, ka vënë pak bark.

Kate është e fiksuar pas pamjes fizike dhe nuk e pranon dot faktin e lëshimit të të shoqit.

“Atësia jo vetëm e ka bërë William të lodhur, por i ka dhuruar edhe disa kilogramë më shumë”, shkruajnë mediat angleze, duke cituar burime pranë Kate.

Kjo pas transferimit nga rezidenca në Norfolk drejt Londrës, ku u zhvendosën pasi George filloi kopshtin.

Pikërisht për t’i bërë qejfin Kate, Willianm është regjistruar në Chelsea Harbour Club, qendra sportive ekskluzive, e cila frekuentohej dikur edhe nga Lady Diana. /a.y/noa.al

Loading...