Transmetuar më 11-10-2017, 18:19

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku një grua ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga ballkoni i Katedrales.

Ngjarja që tronditi të pranishmit, u regjistrua në Selinë e Shenjtë të St. Pauli në Angli.

Ajo u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash dhe u raportua se ndërroi jetë brenda pak minutash, mëngjesin e sotëm.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike, Katedralja u mbyll pasi shërbimet e emergjencës duhet të investigonin për incidentin.

Policia ka njoftuar se rasti nuk trajtohet si i dyshimtë, por shkaqet nuk janë zbardhur akoma.

Në një njoftim u tha se “Katedralja shpreh ngushëllimet për vdekjen e një vizitoreje mëngjesin e 11 tetorit. Stafi mjekësor erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me policinë. Sot do të mbetet e mbyllur dhe të gjitha takimet janë anulluar, për tu rihapur me lutjen e mëngjesit të nesërm në 7.30.” /k.k/noa.al/