Transmetuar më 11-10-2017, 17:58

Një person është plagosur me armë zjarri si pasojë e një atentati të ndodhur pasditen e sotme, teksa udhëtonte me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz-Memaliaj, në fshatin Xhafaj.

Dy persona D.H., dhe D.M., të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip ford me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur D.M., rreth 25 vjeç, i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese