Transmetuar më 11-10-2017, 17:47

Abonentët e Telekom Albania përfitojnë më shumë internet për të gjitha paketat në treg, pa asnjë ndryshim në çmim.

Me thirrjen “Bëj më të zakonshmen, të jashtëzakonshme”, paketat Telekom S, M, L dhe XL do të kenë trefishin e njësive të internetit. Gjithashtu edhe abonentët me paketën Electronic Beats, përfitojnë dyfishin e internetit, pa hequr avantazhet që ka aktualisht kjo paketë.

Përdoruesit e paketës Small kanë 500 MB dhe përfitojë 1 GB ekstra në rrjetin 4G dhe 4G+, pra 1,5 GB në total; ata të paketës Medium marrin 2 GB të paketës dhe 4 GB ekstra në 4G dhe 4G+, pra 6 GB në total; abonentët që kanë zgjedhur paketën Large marrin 4 GB dhe 8 GB në rrjetin 4G dhe 4G+, 12 GB në total dhe ata të paketës Extra Large marrin 6 GB të paketës dhe 12 GB në 4G dhe 4G+, në total 18 GB. Ndërsa paketa Electronic Beats, merr 5 GB dhe përfiton edhe 5 GB në rrjetin 4G dhe 4G+, duke shkuar në total 10 GB për çdo aktivizim pakete.

Përveç këtyre, MB do vazhdojnë të shtohen +5% me çdo rimbushje mbi bazën fillestare 5 GB dhe mbi të gjitha përdorimi i Facebook dhe Whatsapp mbetet falas.

Telekom Albania i jep një rëndësi të veçantë marrëdhënies me konsumatorin dhe përmbushjes së nevojave të tyre për komunikim.

Ofertat e reja vijnë në treg si përgjigje e drejtpërdrejtë e nevojave dhe kërkesave të abonentëve.

Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme të jemi të lidhur në rrjet në çdo kohë, për të ndarë çastet më të bukura me njerëzit që na rrethojnë.

Për këtë arsye, kompania Telekom Albania, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom investon në mënyrë të vazhdueshme për të sjellë gjithmonë teknologjitë më të avancuara.

Zbatimi i këtij standardi në çdo produkt apo shërbim të ri, mbetet gjithmonë prioritet i kompanisë.

Aplikacioni The Lenz me Realitet të Tjetërsuar, Loja Sea Hero Quest me Realitet Virtual, aplikacioni i integruar My Telekom për shërbimin ndaj klientit, Office 365 për organizimin e plotë të veprimtarive të bizneseve brenda të njëjtit program, Dentem për menaxhimin e klinikave dentare përmes një sistemi të vetëm, etj.

Të gjitha këto risi teknologjike mbështeten nga një rrjet i fuqishëm përsa i përket mbulimit dhe cilësisë së sinjalit.

Telekom Albania mbulon 99,8% të popullsisë me sinjal. Gjithashtu, bëri për herë të parë realitet rrjetin 4G dhe 4G+ i cili mbulon rreth 85% të popullsisë dhe ofron shpejtësi deri në 300 mb/s. /noa.al/