Transmetuar më 11-10-2017, 17:29

Katër muaj më parë publikoi këngën “S’je ai mo”, por askush nuk e mendoi se ky do të ishte projekti i fundit i saj.

Këngëtarja Zanfina Ismajli në një intervistë për “Express rozë” ka deklaruar se ka vendosur ta lërë muzikën.

Zanfina u shpreh se këtej e tutje do të fokusohet tek profesioni tjetër i saj si juriste për të

cilin ka mbaruar edhe shkollën.

E pyetur nëse do t’i mungojë muzika e nëse do të rikthehet një ditë, Zanfina u përgjigj se po.

“Merrem me muzikë që prej moshës 4 vjeçe. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogarit sa shumë vite kam në këtë profesion, ja di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, por dua ta lë si hobi. Muzika ka mbetur si pjesë e qejfit tim. Kështu si e kam vendos po ndihem mirë”, ka thënë ajo.