Transmetuar më 11-10-2017, 17:11

Një mesazh i dërguar në telefon u konsiderua i vlefshëm si dokument testamenti. Gjykata e Lartë vendosi se vullneti i fundit i një 55-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëvrarë në vitin 2016 i shprehur me mesazh telefonik, i gjetur në telefonin e tij duhet të respektohej.

Ngjarja ka ndodhur në Brisbane të Australisë, ku i ndjeri kishte vendosur që t’i hiqte trashëgiminë gruas dhe djalit, duke ia lënë të gjithë pasurinë e tij vëllait dhe nipit.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë në Brisbane, Susan Brown, tha se “natyra informale e mesazhit nuk i heq të drejtën për të shprehur vullnetin për trashëgiminë”

Në tekstin e mesazhit jepeshin edhe koordinatat bankare dhe diçituara ‘testament’, ndaj sipas gjykatës kaq është mjaftueshëm për të përcaktuar linjën e trashëgimisë.

Megjithatë gruaja ka vendosur të ankimojë vendimin, në mënyrë që të marrë të paktën shtëpinë bashkëshortore.

Siç lexohet në mesazhin e trashëgimisë, burri kishte vendosur të vetëvritej, pasi kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të së shoqes.

“Ti dhe djali yt merrni gjithçka që kam, shtëpinë dhe pensionin. Eshtrat e mia varrosini pas shtëpisë në kopsht”, shkruante i ndjeri për vëllanë, shkruan noa.al.

Ndërsa për të shoqen shkruante, “Ajo të marrë vetëm gjërat e saj, u kthye tek ish-i i saj, jam i shkatërruar”. /a.y/noa.al