Transmetuar më 11-10-2017, 16:58

Së paku 13 të burgosur kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, gjatë një revolte që çoi në përplase të ashpra me policinë në burgun e Cadereyta, në veri të Meksikës.

Mes të plagosurve janë edhe dy policë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Rojet e burgut u detyruan të ndërhynin pas një përplasje të dhunshme mes dy bandave rivale brenda burgut.

Dy nga të vdekurit rezultuan të qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që mbetet për verifikim se nga kush u qëlluan.

Disa nga të dënuarit shkaktuan zjarr me përmasa të mëdha brenda burgut, i cili mund të shihej nga disa kilometra larg.

Përplasja e dhunshme ndodhi pasditen e së martës, ndërkohë që për të zbuluar më shumë rreth saj, Prokuroria ka hapur një hetim. /a.y/noa.al