Transmetuar më 11-10-2017, 15:57

Dalin detaje të tjera lidhur me krimin e ndodhur një vit më parë në pyjet e fshatit Kalenjë të Mallakastrës, ku një person u gjet i masakruar.

Shefo Duraj 57 vjeç humbi gjurmët më 14 nëntor të vitit 2016, për t’u gjetur i vdekur më 29 nëntor.

I ndjeri punonte si teknolog në uzinën e naftës në Ballsh, ndërkohë që pasi kishte mbaruar punën kishte lajmëruar të shoqen se do shkonte për ngushëllim tek një shok i tij në Skrapar.

Por gjatë ditës së djeshme, policia deklaroi se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, konkretisht 41-vjeçarin Feti Yzeiraj, me banim në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Prangosja e tij u bë pasi nga kontrolli i policisë, iu gjet celulari i viktimës.

Vajza e të ndjerit, Jonida Duraj, tregon se pse u dyshua tek Yzeiraj.

E reja thotë se familja e saj njihej me atë të të dyshuarit dhe dyshimet e tyre kishin nisur pikërisht prej një hasmërie të shumë viteve më parë.

Kjo pasi babai i viktimës, Llane Duraj në vitin 1968 ka vrarë një bashkëfshatarin e tij My.G.

Djali i viktimës Mu.G., rezultoi se kishte dijeni për vrasjen e Duraj, ndërsa në banesën e tij u gjetën një sëpatë e madhe, një kosore, një bel si dhe dy bidona plastik 1.5 litë, njëri i mbushur plot dhe tjetri deri ne 1/3 e tij me lëndë djegëse, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Shefo Duraj u gjet në orët e pasdites së 29 nëntorit 2016, në vendin e quajtur “Bregu i Shkunjëzës”, që të çon për në fshatin Kalenjë, Mallakastër, ku kufoma ishte djegur dhe me fraktura.

Bazuar në dëshminë e gruas së të ndjerit, Shyqyrjes, ajo ka thënë se Shefoja nuk ka pasur konflikte, por dyshonte se njëherë në muajin shtator të viti 2016, kishte ardhur një nip i Mu.G., nga Berati dhe e kishte pyetur 57-vjeçarin se ku kalohej për në fshatin Aranitas, ku i shoqi i kishte treguar rrugën.

Nga hetimet e policisë u zbulua se i arrestuari Feti Yzeiraj, është djali i motrës së Mu.G., me të cilin i ndjeri prej shumë vitesh kishte hasmëri. /a.y/noa.al

“Thyerje të kokës dhe brinjëve”, zbardhet dosja, si u masakrua teknologu Duraj në Ballsh

Kufoma u gjet në pyll, kapet pas një viti personi i dyshuar për vrasjen në Mallakastër

U gjet i vdekur në pyll, teknologu i uzinës së Ballshit kishte plagë në trup