Transmetuar më 11-10-2017, 15:21

Një infermiere është goditur disa herë në pavionin e Kirurgjisë, në QSUT, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku 37-vjeçari E.Xh., me banim në kryeqytet, në pavionin e Kirurgjisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj infermieres A.Ll, 53 vjeçe.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për ndjekje të mëtejshme.

Më konkretisht pasditen e së martës, 37-vjeçari ka dhunuar infermieren me pretendimin se nuk i ka ofruar shërbim për një të afërmin e tij.

Pasi kanë debatuar me fjalë E.Xh., ka ngritur dorë ndaj saj, duke bërë që e dëmtuara ta denoncojë në polici. /a.y/noa.al