Transmetuar më 11-10-2017, 14:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme vizitën zyrtare në Itali. Pak pas mesditës ai është pritur në një ceremoni zyrtare nga homologu italian, Paolo Gentiloni.

Më tej ata kanë vijuar me një takim mes tyre, ku në fokus mendohet të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fotografitë dhe videot që shoqërojnë shkrimin, mund të shihni pamje nga takimi.

Por ndryshe nga takimet e fundit zyrtare, në vizitën në Itali, spikat një detaj në veshjen e tij.

Kryeministri Rama ka hequr dorë nga atletet e bardha, duke u shfaqur me kostum dhe këpucë të zeza.

Në orët në vijim pritet të zbardhen detaje nga takimi mes dy homologëve. /a.y/noa.al