Transmetuar më 11-10-2017, 14:46

Dy punonjës policie janë pezulluar nga puna për shpërdorim detyre, të akuzuar se kanë lejuar pajisjen me pasaportë të një personi të shpallur në kërkim.

Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor proceduan penalisht dy punonjës policie në Elbasan me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet rezultoi se punonjësit e policisë inspektor F.B., me detyrë specialist i zonës pranë Komisariatit Elbasan dhe inspektor K.J., me detyrë specialist i zonës pranë Stacionit të Policisë Belsh, nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim.

Ndaj dy efektivëve Gjykata e Elbasanit, caktoi masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm. /a.y/noa.al