Transmetuar më 11-10-2017, 13:43
Publicitet

Taulanti është ndër ata futbollist i cili prodhon shumë lajme si për atë ç’ka jep në fushë, por edhe jashtë saj.

Ai është përfolur shumë për lidhje me disa personazhe të famshme në Shqipëri, por ato rezultuan të ishin aspak të vërteta.

Ishte vetë Xhaka, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram na tregoi se ishte në një lidhje me një vajzë, emri i së cilës fillonte me “N”.

Bëhej fjalë për Arbnorën, që mesa duket shkurt e thërrasin Nora”. Që pas atij postimi, Xhaka nuk “ndalet”.

Së fundmi një foto e publikuar në Instastory na bëri pakëz konfuzë, për të qenë më të saktë shkrimi me të cilin ka shoqëruar foton.“Koha e çajit me gruan time”, ka shkruar ai.

Mos ndoshta është martuar dhe ne nuk kemi ditur gjë apo thjesht kështu e ndjen për ta thërritur Xhaka partneren e tij? /b.l/noa.al/