Transmetuar më 11-10-2017, 13:28

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, disa vite më parë ishte deklaruar i prerë se bashkëshortja e tij do të ishte shqiptare.

Por martesa e tij me bukuroshen italiane Monica, i befasoi të gjithë, por biondja me sytë e shkruar, diti si t'i rrëmbejë zemrën.

Arkitektja italiane e bëri për vete futbollistin bukurosh, i cili këtë të hënë i dha lamtumirën kombëtares.

Në një intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel, Loriku tha se nuk e kishte menduar kurrë që do martohej me Monicën.

Ai deklaroi se i kishte thënë Monicës se lidhja e tyre nuk do të kishte jetëgjatësi, pasi e kishte vendosur se nusja e tij do të ishte shqiptare.

“Ne kemi bashkëjetuar për disa vite. Madje kur e kam njohur i thashë ne nuk do të zgjasim shumë sepse do të martohem me shqiptare”, shprehet Loriku.

Ai tregon se me vendosmërinë e saj Monica e bëri për vete, deri sa shkuan drejt altarit dhe tasghmë janë prindër të Boikenit të vogël. /a.y/noa.al