Transmetuar më 11-10-2017, 13:26

Kreu i Partisë Demokratieke, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat mesditën e sotme ku ka bërë fajtore qeverinë dhe kryeministrin Rama si shkaktarë të largimit të shqiptarëve nga vendi.

Duke iu referuar barometrit për Ballkanin, Basha tha se motivi kryesor i ikjes nga Shqipëria është gjendja e rënduar ekonomike me të cilën po përballen shqiptarët.

“Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Barometri tregon se shqiptarët nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ngrohjen, nuk paguajnë dot kreditë. Me rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë”, u shpreh Basha.

Më tej Basha premtoi se PD-ja do të angazhohet për të mos e lejuar largimin e shqiptarëve duke ndërmarrë si fillim dy nisma: Pengimin e vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël dhe garantimin e votës së lirë.

“Ne do të luftojmë fort kundër vendosjes së TVSh-së. Vota e lirë do ta shpëtonte këtë vend dhe është e evtmja mënyrë të shëptojë vendin. Ne duhet me votën e lirë të mos rriten taksat, që shqiptarët të mos largohen nga vendi se ndryshe të dhënat do të jenë më dëhspëruese. Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre me votën e lirë”, shtoi kreu i PD-së.

Basha gjatë fjalës së tij akuzoi sërish kryeministrin Rama si mbështetës të kriminelëve.

Ai tha se dy të dyshuarit kryesorë që ndodheshin brenda "Audit" të zi që goditi makinën e zv.shefit të policisë Gjergji Oshafi mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan janë larguar nga Shqipëria dhe strehohen në një vend të BE-së. /b.l/noa.al/