Transmetuar më 11-10-2017, 12:05

Pas urimit të mëngjesit nga kryeministri Edi Rama, ai ka ftuar shqiptarët të bëhen pjesë e konkursit për drejtorë të ALUIZNI-t në 16 drejtori të vendit, duke postuar edhe informacion rreth dokumenteve dhe kritereve të pranimit.

Por si gjithmonë kanë qenë të shumta komentet e qytetarëve që kanë ankesa. Njëri prej tyre i ankohet se ka shkuar përditë në zyrën e kryetarait në Fier por edhe pse brenda orarit të vizitës ai nuk e ka gjetur asnjëherë aty.

“Kam ditë shkoj në zyrën e Kryetarit të Rajonit nr 3 në ambjentet e gjëndjes civile të qytetit të Fierit dhe nuk e gjej asnjeherë në zyrë. Gjithmonë brenda orati që vet ky i fundit ka vendosur pë tër pritur njerëzit 8:00-10:00. Një qytetar që ka nevojë dhe koha nuk i pret, ku duhet të plasi kokën për të zgjidhur hallet që ka? Fole për ankesa dhe jam duke bërë ankesë për këtë shpërdorim detyre nga ky Kryetar i pa ndërgjegjshëm. Nga informacionet më thanë që Kryetarin e gjen nëpër kafene. Po hajde gjeje se në cilen kafene”, shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër lidhur me lajmin që Rama i fton të aplikojnë për vendet vakante boshe, ai me ironi i shpreh se dëshiron të bëhet drejtor, por i kërkon Ramës që të futet mik për të.

“Mirmëngjesi zoti kryeminister desha të aplikoj une për qytetin e kukësit që të bëhem drejtor mund të futesh mik ti”, shkruan komentuesi.

Komente të tjera:

Mirëmengjez z, kryeminister ju uroj shendet dhe nje dite te mbare ,kam shumë për të denoncuar kam emigruar prej vaizes se semure me tumor ne kocke vet jam ioperuar me paipas ne zemer me ra infart ne qershor 2009 kur ju nuk fituat ne 2006=2012 kam bere gjygje 3 dhe te apelit i kam fituar por z andi zona 2 ‘nukme jep rinovimin tapis me kerkoj 1000 € si dhe av ime sot juriste ne ipotek z, Mirjan Dora (hoxha)me kerkoj pese milion leke i dhash gjashtqinijeleke te lutem z,Edi Rama me ndihmo nuk kam asgje fallco nuk njoh njeri shtepin e kam bere vet me leje ndertimi para viteve 90ju uroj shendet

Miremengjese Z. Kryeminister njerëzit, drejtorat ndërrohen por vini njerëzite e duhur se më ka ardhur shpirti në majë të hundës me këta të legalizimeve. Kam 6, vjet që kam bërë dokumentat dhe asnjë lloj përgjigje ata e marrin e rrogen kotë jepu një zgjidhje këtyre të legalizimeve çfarë do bëjmë dhe ne ku të ankoesh.

Zoti kryeminister po vendet vakante per qendrat shendetsore kur do dalin? Jam interesuar gati 1 muaj ku shkoja pyesja çdo ditë dhe më thoshin jo sot po nesër, do nxjerrin njiher të qyteteve të tjera dhe në fund do dalin të Tiranës, por asgjë.