Transmetuar më 11-10-2017, 11:45
Publicitet

Që nga koha kur u bë i ditur lajmi i shtatzënisë për dukeshën e Kembrixhit muajin e kaluar, Kate nuk ishte parë në publik. 

Së fundmi ajo është shfaqur në një në një pritje të organizuar në pallatin mbretërorë për të shënuar ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ku i është bashkuar edhe princ William dhe princ Harry. 

Ajo dukej shumë në formë në një fustan prej pambuku ngjyrë blu në vlerë prej 795 funte, të markës “Temperley London”, i cili ia vinte pakëz në pah barkun e fryrë. 

Kate ka marrë pushim nga detyrat mbretërore pasi u godit me të njëjtin sëmundje të rëndë që ajo vuajti ndërsa ishte shtatzënë me Princin George, katër vjeç dhe Princeshën Charlotte, tashmë dy vjeçe.

Një ndihmës mbretëror zbuloi gjatë mbrëmjes së sotme që dukesha ende vuan nga hyperemesis gravidarum (HG), por tha se gjendja e saj po përmirësohet.

Ajo tha se Kate ishte e bindur për të ndjekur këtë eveniment pasi e kishte shumë përzemër. Mysafirët vlerësuan Kate, e cila pavarësisht sëmundjes së saj, ajo e gjeti forcën për t’u ngritur. /b.l/noa.al/