Transmetuar më 11-10-2017, 09:03

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën më të madhe të territorit përjashtuar ekstremin jugor ku vranësirat janë më të shpeshta duke rrezikuar nga shira të përkohshëm gjatë mesditës.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri dhe Qendër ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Jug dhe zonat lindore. Por mbrëmja largon vranësirat nga territori duke e lënë në kushtet e kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por më e ndjeshme rritja do të ndjehet gjatë orëve të mesditës. Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior, për pasojë në det do të ketë dallgëzim deri 2 ballë.

Europa

Veriperëndimi dhe Verilindja e kontinentit dominohen nga vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu një pjesë e Europës Qendrore paraqitet me vranësira dhe shira të përkohshëm.

Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Jugore dhe Lindore si edhe pjesën më të madhe të zonave Qendrore të Europës. /b.l/noa.al/