Transmetuar më 11-10-2017, 08:34

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Rama nxit qytetarët që të marrin pjesë në konkurrimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur edhe afatin e fundit të aplikimit që është data 23 tetor.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale.

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 23 tetor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit, mjafton një klikim në këtë link: http://www.aluizni.gov.al/url-shpallje/ . Forca dhe suksese”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/