Transmetuar më 10-10-2017, 23:41

Një këngë e re pritet që të serviret për fansat e muzikës shqiptare.

Dy këngëtarët Kida dhe Fero, kanë realizuar një projekt të përbashkët.

Projekti i realizuar prej tyre mban titullin “Harroj”.

Kënga e realizuar prej tyre është gati dhe do të publikohet me videoklip ditën e nesërme.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë këngëtarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nesër ora 18:00, Harroj”, shkruhet në njoftim.

Se sa do të pëlqehet ky bashkëpunim do e shohim pas publikimit./a.k/noa.al/