Transmetuar më 10-10-2017, 22:39

Mbrëmjen e djeshme Shqipëria dhe Italia u përballën në “Loro Boriç” për eliminatoret e Botërorit “Rusi2018”.

Italia fitoi me rezultatin 1-0 falë golit të Candrevas, megjithatë Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë.

Në një deklaratë të tijën portieri italian Gigi Buffon vlerësoi me fjalë të mira shqiptarët.

Ashtu si Buffon, edhe mbrojtësi Xhorxho Kielini ka mbetur i mahnitur nga Shqipëria.

Pas ndeshjes Shqipëri-Itali, që përfundoi 0-1 ai foli për Supersport, duke zbuluar edhe lojtarin me të cilin ndërroi fanellën pas vërshëllimës finale të gjyqtarit.

“Shqipëria tregoi se është një skuadër në rritje. Uroj që të kualifikohen në ‘Euro 2020’. Fanellën pas ndeshjes e ndërrova me Eros Grezdën. Pata disa duele me të në fushën e lojës. U pritëm shumë mirë në Shqipëri. Ishte atmosferë mbresëlënëse. Shqipëria mbetet një popull mik për Italinë dhe anasjelltas. Panuçi? E njoh që kur luanim në Kombëtare së bashku. I uroj fat me Shqipërinë”, tha Kielini./a.k/noa.al/