Transmetuar më 10-10-2017, 22:11

Pak minuta pas publikimit të informacionit se një dite më parë është ndaluar nga policia, ish-deputeti Eduart Ndocaj ka mohuar një pretendim të tillë.

Në Facebook, ai ka publikuar një fotografi ku thotë se ndodhet në traget, për të shkuar në Itali.

“Kaubojsi” shkruan se nuk është ndaluar dhe nuk është arrestuar nga policia.

“Nuk ka asnjë ndalesë apo arrest për ish-deputetin Eduart Ndocaj.

Kjo foto është live nga trageti që po udhëton drejt Italisë.

Sa i përket çështjes në fjalë, së shpejti do të publikojmë një deklaratë nga avokati i tij në Shqipëri.

Mediat është mirë të bëjnë verfikime para se të nxjerrin lajmin. Kjo është abc e gazetarisë serioze”, shkruan Ndocaj në Facebook. /k.k/noa.al/