Transmetuar më 10-10-2017, 20:41
Publicitet

Shqipëria dhe Italia u përballën mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” në takimin e fundit të vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Stadiumi ishte i mbushur plot edhe për faktin që shumë shqiptarë janë të apasinuar pas futbollit italian.

Për këtë arsye moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani ka shfrytëzuar një takim me portierin legjendar të Italisë Gigi Buffon.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbana shkruan se Buffon do të jetë pjesë e një prej puntatave të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Arbana ka postuar në Instagram një foto me portierin italian ku krahas shkruan: “Së shpejti Dua të të bëj të lumtur”.

Ky format pritet të fillojë së shpejti por Arbana nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth pjesëmarrjes së Buffon në emision./a.k/noa.al/

Loading...