Transmetuar më 10-10-2017, 19:15
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Maqedoni.
Në aksidentin e tmerrshëm kanë humbur jetën burrë e grua dhe fëmija i tyre 2-vjeçar.
Mësohet se automjeti Fiat Punto ku udhëtonte familja, është përplasur me një kamion të ngarkuar me dru.
Në aksident kanë humbur jetën 32-vjeçari D.D., i cili drejtonte automjetin, bashkëshortja e tij 27-vjeçare dhe djali i tyre 2-vjeçar.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur pranë Dellçevës.
Mediat vendase shkruajnë se kamioni i ngarkuar me dru drejtohej nga 56-vjeçari P.G., nga Shtipi.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit ku u shua një familje me tre pjesëtarë./a.k/noa.al/