Transmetuar më 10-10-2017, 18:39

Disa punonjës të HEC-­it të Valikardhës në Bulqizë raportohet se janë dhunuar këtë të martë nga persona të armatosur dhe me maska.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte, ndërsa policia e Bulqizës është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Mësohet se të lënduarit kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.

Agresorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa dyshohet se mund të jenë banorë të zonës.

Banorë të zonës e kanë kundërshtuar gjithmonë ndërtimin e HEC-­it dhe janë shprehur kundër ndryshimit të rrjedhës së lumit në Mat, çka sipas tyre do kishte pasoja të rënda të ekosistemit. /b.l/noa.al/