Transmetuar më 10-10-2017, 18:18
Publicitet

Më në fund Klea Huta dhe Elgit Doda duket se janë dorëzuar para dashurisë tyre. Të paktën këtë lënë të kuptohet nga fotoja e fundit që është postuar pak më parë nga të dy në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë më parë, Klea ishte e ftuar në “Rudina”, por sërish i bëri bisht pyetjes në lidhje me Elgitin.

Ndërsa sot, edhe pas përgjigjeve konfuze të Kleas, por edhe Elgitit, për këtë lidhje, dy artistët janë dorëzuar dhe kanë postuar të njëjtën foto.

Nuk kanë vënë asnjë shënim mbi të, por puthja e Elgitit në ballë nuk ka nevojë për fjalë sqaruese.

Tani nuk kemi më asnjë dyshim për këtë raport që gjatë muajve të fundit është përfolur kaq shumë, ndërsa vetë çifti as nuk e konfirmuan, por as nuk e mohuan asnjëherë. /b.l/noa.al/