Transmetuar më 10-10-2017, 18:03

Në një kohë kur Komisioni Europian ka bërë thirrje zyrtarët e Spanjës dhe Katalunjës të ulen në bisedime për të zgjidhur çështjet mes tyre, Parlamenti katalonjas është mbledhur në seancë.

Pritet që Presidenti Rajonal, Carles Puigdemont të ketë një fjalim që për disa analistë do të jetë edhe një lezim i deklaratës së Katalunjës.

Një gjë e tillë është kundërshtuar, dhe vijon të kundërshtohet nga Madridi zyrtar. Një javë më parë qytetarët e Katalunjës ju drejtuan kutive të votimit për referendumin e pavarësisë.

Shumica e tyre votuan pro shkëputjes nga Spanja, ndërsa i gjithë procesi u karakterizua nga situata dhune mes policisë dhe qytetarëve.

Mbeten për t’u parë zhvillimet e seancës së sotme. /k.k/noa.al/