Transmetuar më 10-10-2017, 17:54
Publicitet

Çifti nuk kishte bërë asnjë dalje publike për tre muaj me radhë, nuk kishin postuar asnjë foto në Instagram së bashku, madje përflitej se as nuk jetonin më në të njëjtën shtëpi.

Teksa thashethemet për çiftin po “zienin”, ata zgjodhën të qëndronin në heshtje, por kjo heshtje mori fund. Nga Shakira dhe Pique na vjen një lajm shumë i mirë. Çifti jo vetëm që nuk është ndarë, por edhe janë më të dashuruar se kurrë.

Ka qenë Pique i cili ka bërë një postim në Instastory ku shfaqet së bashku me Shakirën. Kjo e fundit po përgatitet për turneun e saj të radhës dhe Pique, si një bashkëshort shembullor, është pranë për ta mbështetur.

Por futbollisti i Barcelonës reagoi edhe disa javë më parë lidhur me këtë temë duke iu dhënë fund thashethemeve. Ai publikoi një fotografi në Instagram, ku shihej Shakira me dy djemtë buzë lumit.

“#familytime”, shkruante futbollisti ndërsa bashkonte edhe këngëtaren kolumbiane, ku Shakira shihej e përqafuar me dy djemtë, Milan dhe Sasha. /b.l/noa.al/