Transmetuar më 10-10-2017, 17:44

Një burrë ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes nga një dem në një shfaqje ku merrnin pjesë qindra vetë.

Ngjarja u bë edhe më tragjike pasi pjesë e kësaj “çmendurie” me demat, ishin edhe bashkëshortja dhe fëmijët e të ndierit.

Aksidenti i tmerrshëm u zhvillua në The Fiesta del Toro Revolao, e cila u mbajt në një fushë të hapur pranë qytetit Valfermoso de Tajuna, në provincën qendrore spanjolle të Guadalajara.

Nuk kishte asnjë ndarje midis audiencës dhe luftës me demat, çka nënkupton dhjetëra anëtarë të audiencës në një kodër të ulët afër. Të tjerët u ulën në çatinë e një ndërtese ferme.

Demi i nguli bririn në qafë 33 vjeçarit, i cili humbi jetën në vend. /k.k/noa.al/