Transmetuar më 10-10-2017, 17:28

Një punonjëse marketi ka rënë pre e grabitësve, të cilët nuk u mjaftuan vetëm me vjedhjen e gjërave, por më keq akoma, e spërkatën atë me acid në fytyrë.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin ku pas hedhjes së acidit, grabitësit e rrahin me shkelma dhe me grushte.

Sadik Kamara 24-vjeç dhe Joshua Jordan 20, kanë sulmuar viktimën Qyene Bui derisa ishte duke punuar në një market në Hackney në pjesën lindore të Londrës

Ajo që çoi grabitësit në këtë veprim ishte shtypja e butonit të alarmit nga ana e punojëses, e cila tentoi të kërkojë ndihmë, por më kot.

Si pasojë e këtij sulmi me acid ajo ka pësuar djegie në sy, ndërsa hajdutët u larguan nga vendi i ngjarjes. /k.k/noa.al/