Transmetuar më 10-10-2017, 17:09

Një rekord botëror është regjistruar, ndërsa një ekip kirurgësh hoqën një pjesë tumorale prej 31 centimetrash nga veshka e një pacienti.

Manju Devi, 28 vjeç, ishte ankuar për një "grumbull" në anën e saj të djathtë për tre vjet përpara se një skanim të zbulonte masën e madhe prej 31 cm në veshkën e saj.

U desh një ekip i kirurgëve për tetë orë për të hequr tumorin prej 5.5 kg nga veshka e saj, e cila kishte dëmtuar edhe organet e tjera.

Urologu Dr Ajit Sawant, i cili udhëhoqi ekipin kirurgjik, tha: “Ajo nuk ishte më në gjendje të bënte aktivitetet e saj ditore për shkak të masës së madhe në bark”.

Në tre vitet e fundit ajo ishte referuar në spitale të shumta, megjithatë për shkak të madhësisë së madhe, operacioni shtyhej.

Operacioni u krye në Spitalin e Përgjithshëm Komunal Lokmanya Tilak në Sion në Mumbai. Fatmirësisht gjendja e pacientes u përmirësua dhe po i kthehet normalitetit. Gruaja, nga rajoni Darbhanga i shtetit Bihar në Indinë Veriore, doli nga spitali pas një jave.

Libri Guinness i Rekordeve Botërore konfirmoi se ky ishte tumori më i madh i veshkave që zbulohej. /b.l/noa.al/.