Transmetuar më 10-10-2017, 13:58
Publicitet

Melania Trump “nxjerr thonjtë”. Zonja e parë e Amerikës reagon hapur ndaj gruas së parë të Donald Trump, Ivana.

Në një intervistë televizive, Ivana Trump, tregonte se sa e afërt është me familjen e Presidentit dhe se sa shpesh flet në telefon me të dhe e përmbylli deklaratën duke thënë, “Jam gruaja e parë, kështu që unë jam edhe zonja e parë, ok!”

Por reagimi i zonjës së parë Melania Trump, erdhi nëpërmjet një komunikate nga Shtëpia e Bardhë.

“Qartësisht nuk ka bazë në këtë deklaratë nga ana e një ish-i. Fatkeqësisht bëhet fjalë vetëm për të tërhequr vëmendje dhe të bëjë publicitet”, thuhet në komunikatë.

Për muaj me radhë Ivana Trump qëndroi në heshtje, por së fundmi ka dalë shumë në publik pas prezantimit të librit “Raising Trump”, ku tregon vitet e martesës me Presidenti aktual, lindjen e tre fëmijëve, Donald junior, Ivanka dhe Eric, por edhe dhimbjen e divorcit për shkak të tradhtisë së burrit, me modelen dhe bashkëshorten e tij të ardhshme, Marla Maples.

Ivana u martua me Donald në vitin 1977 dhe u divorcua në vitin 1992. Raporti mes tyre u rikthye miqësor, pas divorcit të Trump me Maples. /a.y/noa.al