Transmetuar më 10-10-2017, 13:48

Ndarje, ribashkim dhe sërish ndarje. Kjo ka qenë tabloja e lidhjes së dy banorëve të Big Brother 9, Fjorentinës dhe Olsit.

Dhe kur është bërë i ditur lajmi se çifti janëndarë sërish pas bashkimit të tyre në ditëlindjen e Fjorentinës, ka qenë kjo e fundit, e cila ka postuar një status në profilin e saj në Instagram ku ka “hapur thesin” për lidhjen e saj me Olsin. Ajo i drejtohet atij me fjalë të ashpra dhe tingëllon shumë e zhgënjyer nga sjellja e tij. 

“Nuk e di nga t’ia nis… Më vijnë aq shumë gjëra në mendje që përplasen fort me njëra-tjetrën… Premtime të bëra që s’u mbajtën kurrë … fjalë e vetëm fjalë në dukje të ëmbla, por në të vërtetë fjalë boshe që i mori era…

Dhashë shumë nga vetja ime duke besuar në të gjitha ato ça më the, ju kundërvura të gjithëve vetëm për ty sepse besova tek ty … Por çdo gjë ndryshoka … Është jeta që na shtrëngon të ndryshojmë… Pak zhgënjimi dhe shumë falsiteti i njeriut që s’e prisja kurrë …

Kjo është jeta… Me kohën kupton shumë gjëra dhe mëson se ca njerëz arrijnë t’i mbajnë maskat aq bukur sa është shumë e vështirë t’i kuptosh… Por unë do vazhdoj me kokën lart dhe krenare dhe më e fortë se kurrë sepse shumë herë, gabimet dhe zhgënjimet të bëkan më të fort…”./b.l/noa.al/