Transmetuar më 10-10-2017, 13:40

Në pamje të parë duket si një xhonglier mjaft i aftë, por përdoruesit e rrjeteve sociale janë habitur pasi ajo që përdor është një vezë.

Ai luan me vezën me anë të një spatule me të cilën bën disa manovra të papara, përpara se ta thyejë për ta gatuar.

Shumë shikues duke parë videon, nënvizojnë faktin se Teppanyaki është një lloj pjekje tipike japoneze.

Megjithatë gjithë skena është xhiruar javën kaluar, me protagonist një kuzhinier kinez.

Por pavarësisht origjinës së videos, skena bëri bujë, për shkak të rezistencës së madhe të vezës dhe mënyrës së paparë se si thyhet. /a.y/noa.al