Transmetuar më 10-10-2017, 12:53

Ka nga ata që nuk kënaqen me një karrocë me kalë në ditën e martesës, por shkojnë përtej kësaj zgjedhje.

Këtë gjë e di mirë kampionia e aerobisë mbi kuaj Joanne Eccles.

Në ditën e martesës së saj me Fraser Littlejoh, ajo bëri një shfaqje spektakolare para të ftuarve, e veshur me fustan të bardhë.

28-vjeçarja angleze është e njohur për manovrat e saj mbi kalë.

Martesa e saj u mbajt në ditët e para të tetorit, por fotografitë e performancës së nuses mbi kalë përfunduan shumë shpejt në rrjetet sociale. /a.y/noa.al