Transmetuar më 10-10-2017, 12:45

Matthew Scully-Hicks, është akuzuar për shkaktimin e dëmtimeve të rënda të Elsie Scully-Hicks, përpara se të ndërronte jetë në maj të vitit 2016, vetëm 18 muajshe.

31-vjeçari, instruktor palestre e ka rrahur atë, ka abuzuar dhe e ka vrarë vetëm dy javë pasi e birësoi, shprehet një gjykatë britanike.

Ai e ka mohuar që ka vrarë vajzën e tij në shtëpinë që ndan me partnerin e tij në Cardiff, pasi janë homoseksualë.

Ai ka telefonuar ambulancën në mëngjes herët ku ju ka thënë se Elsie nuk reagon dhe kur ata arritën aty, vogëlushja nuk kishte frymëmarrje. Ajo mori ndihmën e parë, por vdiq pas 3 ditësh në spitalin e Uellsit.

Prokurori i çështjes është shprehur se shkaqet që çuan në vdekjen e vajzës së vogël janë dëmtimet e bëra nga i pandehuri, Matthew Scully-Hicks. 

Ai u shpreh gjithashtu se sipas hetimeve nuk ishte hera e parë që babai birësues kishte përdorur dhunë të ashpër ndaj saj duke i shkaktuar lëndime të rënda. Dhe goditjet e dhëna në pasditen e vonë të mbrëmjes së 25 majit ishin fatale.  

Ai e birësoi për t’i dhënë një jetë më të mirë, por në fakt bëri krejt të kundërtën, ia mori edhe atë jetë që kishte. /b.l/noa.al/