Transmetuar më 10-10-2017, 11:25

Vjen versioni më i ri i whatsapp, super i lehtë për tu përdorur, më i thjeshtë dhe me më shumë opsione se ai i vjetri.

Whatsapp Business po testohet tek disa përdorues indianë që më pas të mund të shkarkohet gjerësisht. Ky variant i ri i Whatsapp-i u shërben profesionistëve që punojnë për një kompani apo sipërmarrësve për të bërë biseda pune.

Ka të njëjtën logo si Whatsapp-i klasik, me ndryshimin se ka një “B” në vend të simbolit të telefonit , shkruan First Post. Sigurisht, Whatsapp Business do të ketë opsione që krijojnë lehtësira për ata që merren me biznes.

Një ndër opsionet më interesante të këtij varianti është “migrimi i bisedave” (Chat Migration) pra, bisedat që keni në Whatsapp-in klasik mund t’i transferoni tek Whatsapp Business.

Ky opsion do t’ju lejojë jo vetëm t’i kaloni bisedat nga njëri Whatsapp tek tjetri, por edhe nga Whatsapp-i klasik tek Whatsapp-i i biznesit kur për këtë të fundit përdorni një numër tjetër telefoni. /b.l/noa.al/